Ky version ekstrem hibrid i një Golf 7, i quajtur GTE HyRACER u krijua nga 13 adhurues dhe inxhinere të VW, duke dhënë një pasqyrim se si mund të jenë hot hatch hibrid në të ardhmën.
Koncepti ishte lajmëruar se do të prezantohej në mbledhjen e përvitshme të Worthesee, i cili është një takim posaçërisht për fansat e VW. Ai zhvillohet në një qytet Austriak dhe vetë VW kërkon që të prezantojë koncepte atje për të entuziasmuarit atje. Por, Worthesee këtë vit u anullua dhe besoj se e dini pse, për herë të parë pas 38 vitesh.
Ky Golf ishte një nga konceptet që do prezantohej, një projekt i fuqishëm hibrid me një bodykit të fryrë. HyRACER, ku Hy qëndron për Hibrid, ndërsa RACER për të vënë më në dukje faktin që është një makinë sportive garash, nëse nuk e kishit vënë re akoma. Për tu shëndruar në një mjet të tillë skuadrës iu deshën disa muaj dhe 5 faza të ndryshme konvertimi.
GTE HyRACER ka gjithashtu një difuzor dhe lakime më agresive si dhe gjerësia e makinës tek gomat është zgjeruar me 8 cm. Wshtë 4 cm më e ulët, ka marmita në qëndër dhe një bisht të huazuar disi nga Arteon-i.
Pamja nga brenda është shumë e ngjashme me atë të një Golf 7 R, me përdorim të gjerë të alcantarës dhe një shirit blu tek timoni. Kombinimi i interiorit përfshin ngjyrën gri, të zezë dhe qepjeve blu njësoj si pamja e jashtme e makinës. Në bagazh do të gjeni dy skutera elektrik dhe baza karikimi për të dhënë më shumë idenë e së ardhmes automotive.
Ai ndan të njëjtin motor dhe kamio me Golf 7 GTE por me 250 kuaj, afërisht 50 më shumë se ai. Wshtë po aq praktik sa ai dhe mund të kryejë të njëjtën disancë nëpër qytet si ai.