No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Pilotët kanë qënë sërisht ata që e thyhen herën e fundit në Nëntor 2019, kësaj herë me një shpejtësi mesatare prej 180 km/h. Ata quhen Arne Toman dhe Doug Tabbutt. Ditën e djeshme ata bënë njoftimin se kishin arritur të thyenin rekordin e vetes nga Neë York në Los Angeles në 25 orë, 39 minuta duke kaluar kohën e mëparshme prej 27 orësh e 25 minutash si dhe rekordin e vendosur në kohën e karantinës që ishte rreth 26 orë.

Publicitet
protire

Shumë persona përfituan nga koha e karantiminit kur rrugët ishin boshe dhe trafiku ishte i reduktuar për të vendosur rekorde fallce që do ishin të pamundura në kushte normale. Një skuadër arriti kohë prej 26 orësh e 38 minutash në Prill me një Audi A8 kurse në Qershor, Fred Ashmore arriti kohën e 25 orësh dhe 55 minutash me një Mustang GT të marrë me qera. Por rekordi i ri nga Toman dhe Tabbutt ja qepën gojën dhe hodhën poshtë çdo rekord tjetër.

Dy pilotët i njohim dhe nga rekordet e mëparshme në Nëntor të 2019 me një Mercedes Benz E63 AMG të 2015 i modifikuar në ekstrem për të tillë rrugë, i cili për fat të keq u përplas nga një kamion në parkim. Kështuqë ata ndërtuan këtë Audi S6 të 2016 në një periudhë të shkurtër disa ditore.

Modifikimet e makinës përfshijnë një serbator me kapacitet 170 l dhe kryesisht ndryshime vizuale me qëllim që ky S6 të ngjante shumë me një makinë policie Ford Taurus në distancë. Toman shprehet se gjatë gjithë udhëtimit iu desh të ndalonin vetëm 5 herë për karburant që i mori një kohë prej 31 minuta gjithsej. Shpejtësia mesatare e lëvizjes ishte 180 km/h dhe ajo maksimalja arrinte deri në 280 km/h. Skuadra shprehet se për fat të mirë nuk u ndaluan asnjhëherë nga policia falë kordinimit me vëzhgues të ndryshëm.