No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Po ta mendosh është një gjë e mirë që prodhuesit e automjeteve po i përmirësojnë makinat e tyre hibride dhe kur ato kanë difekte i tërheqin mbrapsht.

Publicitet
protire

Menjëhera pasi Fordi njoftoi për tërheqjen mbrapsht të 27,000 Kuga hibride, BMW njoftoi të njëjtën gjë për 4,500 njësi ku përfshihen Seria 2 Active, Seria 3,5,7 si edhe disa nga X1, X2, X3 dhe X5. Disa modele të Mini Cooper janë gjithashtu të përfshira. I gjithë problemi qëndron tek disa copëza të vogla saldimi që janë hedhur mbi baterinë e sistemit hibrid aksidentalisht gjatë punimeve te makina, që krijojnë një mundësi të vogël për qarqe të shkurtëra në sistem.

Më saktë, një total prej 4460 makinash, nga të cilat shumica nuk janë dorëzuar ende, janë prekur nga ky problem sipas BMW. Njësoj si këshilla e Fordit, BMW ka dhënë të njëjtën këshillë për klientët e saj, duke i thënë atyre që të mos e rikarikikojnë batërinë duke e ngarë makinën në benzinë.

Tërheqja e makinave prek vetëm ato të prodhuara në periudhën Mars-Gusht të këtij viti. BMW po e bën këtë lloj shërbimi me gjithçka falas për të gjithë klientët dhe është për tu vlerësuar fakti që ata kujdesen për klientelën e tyre në mënyrë që mos të ketë aksidente.