No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Fundjava e Ferrarit skishte ku të shkonte më keq. Charles Leclerc pësoi një aksident goxha të rëndë duke mos e kontrolluar dot makinën për të përfunduar tek barrierat anësore duke marr flamurin e kuq për garën. Ai po merrte kthesën e famshme parabolike në pistën e Monzas në Itali teksa në mes të kthesës humb kontrollin e makinës dhe drejtohet direkt për te barrierat anësore.

Publicitet
protire

Nga ana tjetër Vettel nuk pati shumë fat në garën e tij. Ditën e mëparshme ai pati goxha stres dhe presion tek garat kualifikuese pasi kishte shumë lëvizje në pistë, teksa sot diçka akoma më e keqe do i ndodhte që do e nxirrte DNF për herë të dytë këtë sezon. Ai e filloi garën në pozicionin e 17, një nga më të keqinjt në gjithë 14 garat e tij në Monza, por gjerat do të shkonin dhe më keq. Në fillim të lapit të 6, nën presionin e George Russell ai humbi komplet frenat e tij pas një gabimi teknik. Në radio ai dëgjohet teksa thotë që nuk ka frena dhe se do i duhet të ndalojë diku.

Si përfundim ai shkon drejt barrierave të sigurisë dhe ul shpejtësinë për të dalë në pitstop. Askush spriste që ai të merrte pikë sot, pork jo DNF është si ngacmim plage.

Falë zotit gara ishte pa tifozë, pasi do kishte shumë thyerje zemërash. Pilotët nuk patën dëmtime serioze teksa Leclerc e pranon që e shtyhu makinën së tepërmi për të humbur pjesën e pasme në kthesë duke pranuar kshu që ishte gabimi i tij dhe jo i makinës.

Shihni pamjet e mëposhtme të aksidentit dhe dëgjoni momentet nga radioja të pacensuruara.

Përplasja e Charles Leclerc

Share with: