Share with:


Edhe pse kjo është një video në ndezje të ftohtë (cold start), zhurma është pothuajse e njëjtë me atë të makinave Dodge që përdorin motorin Hellcat. Dodge Ram 1500 TRX i 2021 është shumë afër produksionit dhe do të përdori të njëjtin motor me një Challenger apo Charger Hellcat, një 6.2L Supercharged V8 me 702 kuaj fuqi për offroad dhe ngarje në rërë.

Siç pritej, ndezja e tij fillon me një ulërim të frikshme tipike tek makinat muscle me V8, shoqëruar kjo me pak flakë nga dy marmitat e tij goxha të mëdha. Për fat të keq kjo është vetëm një video në cold start dhe askush spo i jep gaz Ram-it, ndaj duhet të presim për një video teksa ecën apo të paktën në xhiro të larta. Por ajo çfarë mund të themi është që zhurma e tij është shumë më agresive sesa një Ford Raptor me tëin turbo V6.

Share with:


protire