Share with:


Fjalët se Volkswagen do të marrë pjesë në Formula 1 me anë të Audi ose Porsche F1 kanë mbi 3 dekada që qarkullojnë nëpër portalet e lajmeve automobilistike, që nga tërheqja prej kornizës së F1.
Në harkun kohor të 18 muajve të fundit, vrulli siç duket është rritur:
1. Ndryshime madhore për sa i përket kushteve teknike,
2. Prezantimi i burimeve të energjisë më miqësore ndaj mjedisit,
3. Rishikimi i aspektit ekonomik të konkurrentëve,
deri në pikën ku VW duket se është gati ti përkushtohet formalisht.
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit Botëror të Motorsport, struktura e njësive të fuqisë u përvijua, me qëllim përdorimin 100% të burimeve të qëndrueshme, dhe një fokusim më të madh drejt fuqisë elektrike, duke ulur automatikisht shpenzimet e prodhuesëve ekzistentë.
Pak më vonë, presidenti i tanishëm i FIA, dhe drejtuesi i Formula 1 morën një letër nga drejtuesi dhe shefi i zhvillimit teknologjik të Audi për sa i përket trajektores aktuale të motorsport.

Në këtë pikë, ende nuk janë vendosur përfundimisht detajet. Nuk ka ende fjalë nëse Audi do të jetë veçse furnizues me motorrin e makinave ose prodhues i komplet makinës dhe skuadër e veçantë.

Diskutime rreth një partneriteti të mundshëm mes Audi dhe Red Bull qarkullojnë. Fakti nëse VW do të marrë pjesë me 2 skuadra ende ngelet si pikëpyetje në lidhje me këtë çështje. Sidoqoftë, koha më e hershme që mund të shihen 4 unazat në një makinë F1, është viti 2026, pasi rregullat më të reja të kenë hyrë në fuqi.

Më parë, kahe të shumtë, dhe kompani prezente, besonin se Porsche do të ishte i përzgjedhuri i VW për Formula 1, jo Audi. Burime të brendshme kanë zbuluar se Porsche ishte i interesuar në një përfshirje totale në gara, shkak është historia dhe suksesi i mëparshëm në këtë kulturë të Motorsport, por kjo ngelet ende një mundësi e hapur për VW.
Porsche është pjesë e punës së FIA, kështu që domosdoshmërisht janë të përfshirë në ndryshimet që do të ndodhin në 2025.

Siç shumë mund të jenë në dijeni, Honda zyrtarisht është jashtë F1 dhe Redbull po kërkon partnerë të rinj me eksperiencë, për të mbajtur kryesimin ndaj Mercedes.

Share with:


protire