Share with:


Ditën e sotme gjatë garave të MotoGP ndodhi një aksident katastrofik teksa dy pilotë, Franco Morbidelli dhe Johan Zarco u përplasën me shpejtësi mbi 320km/h. Sikur kjo mos të mjaftonte edhe pilotët e tjerë u vunë në rrezik, saktësisht legjenda Valentino Rossi dhe shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales.

Aksidenti mund të përshkruhet si një rrotullim i furishëm i motorëve së bashku me pilotët, teksa në video shihet dhe piloti që bën rrotullime të shumta në pistën e gjelbër. Teksa motorët përplasën dhe kërcejnë nëpër pistë ata rrezikojnë të godasin dhe Rossin i cili shpëton në fije të përit me thjesht disa centimetra.

Falë fatit dhe masave mbrojtëse të dy pilotët që u përplasën u ngritën menjëherë në këmbë dhe sapo u pastrua pista gara rifillojë sërisht edhe pas ngritjes së kartonit të kuq. Fansat dhe ndjekësit e Valentino Rossi shprehen se ai ka një engjëll që kujdeset për të lart në qiell, pasi një aksident i tillë mund të ishtë fatal.

Share with:


protire