No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Kur AMG nuk merrej vetëm me Benz-a, kryevepra që historia i ka harruar

Share with:


Tre karakteret, AMG, simbolizojnë imazhin e disa nga makinave më të fuqishme në botë. AMG është e lidhur drejtpërdrejtë me Mercedes Benz që në fillimet e saj dhe ka prodhuar makina performancë për ta duke u kthyer në një nga simbolet e performancës në gjithë botë e automjeteve.
Por njëher e një kohë nuk ka qënë kështu. Ka qënë një kohë kur AMG punonte si shtëpi e veçuar modifikimi makinash, dhe madje ka modifikuar dhe brande të tjera.

Publicitet
protire

Një shembull konkret është ky AMG Galant, Mitsubishi i dytë i modifikuar nga kompania AMG. Sepse i pari ishtë Debonair V 3000 Royal AMG por që nuk njihet shumë pasi të dy fansat dhe të Mitsubishit dhe të AMG e urrenin. Kjo për të vetmen arsye sepse nuk arriti pritshmëritë. Nuk ishte sportive, nuk ishte luksoze dhe nuk solli asgjë të re në treg.

Por Galant AMG ishte ndryshe. Ai u shit nga 1989 deri në 1991, një periudhë e shkurtër me vetëm 500 copë të prodhuar vetëm për tregun japonez. Edhe pse motori i Galant AMG ishte vetëm një 2.0L 4 cilindërsh pa turbo, AMG arriti ti shtrydhte 170 kuaj që jo vetëm për atë kohë, por edhe tani konsiderohet goxha fuqi nga një motor 4 cilindërsh pa turbo me kod motori 4G63E. 4G63E arrinte pa problem 8000rpm dhe ishte kombinuar me një kamio manuale me 5 marsha me fuqi në gomat e përparme. Punë ishte bërë edhe me trupin e makinës, ku bodykit, bishti dhe disqet ishin veprat e AMG/

Mund të mos jua mbushi mendjen për një AMG, apo të krahasohet me Galantin AWD me turbo, por AMG Galant ka një vend të rëndësishëm në historinë e AMG dhe projekte të tilla e bën atë brandin që është sot.