No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

M8 Gran Coupe 1st edition bëhet copa!


Për të festuar hedhjen në prodhim të M8 Gran Coupe, BMW lançoi një version super të rrallë e të limituar të saj, me ngjyrën speciale të marrë nga Concepti. Vetëm 400 makina janë prodhuar të tilla. Por sikur ekskluziviteti mos të mjaftonte, BMW përpos 400-shes lançoi edhe versionin 8-of-8.
Siç e sugjeron dhe emri, vetëm tetë prototipe të tilla u prodhuan, duke e bërë vërtetë të rrallë për t’a parë në rrugë një të tillë.
Fatkeqësisht, sot që flasim janë veç 7 të tilla në qarkullim, sepse një prej tyre është bërë copash në një aksident tragjik. Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por duke gjykuar nga pamjet në foto impakti duhet të ketë qenë tepër i fortë për t’a copëtuar në këtë lloj mënyrë Gran Coupe-në.
Fotot e shpërndara në rrjet prej faqes së Facebook-ut BMW M Competition, tregojnë M8-ën që ka marrë dëme serioze në pjesën e djathtë të përparme, parakolpin e bërë copa dhe diskun e djathtë të thyer komplet. Duke gjykuar pamjet mendohet që të ketë dëme mekanike dhe në sistemin e amortizimit. Duke qenë se M8-a është një nga mjetet më të bukura që BMW prodhon për momentin është tepër shqetësuese t’a shohësh një të tillë të katandisur në këtë gjëndje.
Duke shpresuar që kjo M8 të bëhet, një gjë është e sigurt, kostot e riparimit do të jenë marramendëse. Çmimet për versionet 1st edition nuk janë publike, por duke ditur që një MIK Gran Coupe standarte nis nga 143 000 💲 ju ngelet ju për të gjykuar sa do shkojë shpëtimi nqs është e mundur i kësaj M8-e.
E për të gjithë ata që u shqetësuan nga këto foto, jo, nuk është M8-a që ndodhet në Tiranë. Ajo është shëndoshë si kokrra e mollës, falë zotit.

Share with: