No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Nurburgring mund të jetë pista më e famshme e Europës, por makinat amerikane kanë vite që konkurrojnë më së miri atje, dhe sot ne do ju japim 10 të tilla.

10: Shelby GT500 2013 – 7:39.28

Teksa ZL1 ka një nga handling më të mirë të makinave amerikane, është vështirë të argumentosh kundër një Mustangu me 662 kuaj.

9: Chevrolet Camaro Z28 2014 – 7:37.7

Nqs mendoni se ZL1 është e egër në pistë, njihuni me vëllain e vogël të tij, Z28 i cili edhe pse ka 75kuaj më pak se ZL1, është i ndërtuar në atë menyrë që ta mund atë në pistë. Kjo falë amortizimit të përmirësuar, frenave të qeramikës dhe gomave të ngjitshme nga Pirelli.

8: Chevrolet Camaro ZL1 2017 – 7:29.7

Publicitet
protire

Chevrolet nuk bëri zyrtare një kohë për Corvette, por zbuloi një kohë të mahnitshme për ZL1. 12 sekonda më e shpejtë se ZL1 i parë dhe 8.1 nga Z28.

7: Chevrolet Corvette ZR1 2009 – 7:26.4

638 kuaj fuqi e kthejnë ZR1 në një makinë përbindësh. Jo vetëm e frikshmë por edhe e shpejtë, sidomos e ngarë nga inxhinieri Jim Mero i cili arriti të vendosë kohën më të mirë.

6: Chevrolet Corvette Z06 2012 – 7:22.68

Për 2012 Corvettat morën dy përmirësime, goma Pilot Cup nga Michelin dhe sistemin më të ri të rrëshkitjes nga Chevrolet. Z06 e 2012 kishte 133 kuaj më pak se ZR1 i 2009 dhe përsëri arriti tja kalonte.

5: Chevrolet Corvette ZR1 2012 – 7:19.63

Siç i përmendëm, përmirësimet bënë goxha punë për Z06 dhe pritej që dhe me ZR1 të bënin namin. Përsëri në timon Jim Mero, ZR1 arriti të mbronte titullin e vendosur.

4: Chevy Camaro ZL1 1LE 2017 – 7:16.04

Falë gomave tani më të gjera, aerodinamike funksionale, amortizatorë nga F1 dhe me 650 kuaj ZL1 1LE nuk e kishte problem të vendoste një kohë të mirë në pistë. Dhe më e bukura është se e bëri këtë me marsha manual.

3: Chevrolet Corvette Z06 2017 – 7:13.90

Edhe pse skishte një kohë zyrtare nga Chevrolet, një gazetari makinash gjermane e mori përsipër këtë detyrë. Koha e tregoi si Corvett-in më të shpejt. Imagjinoni çfarë mund të bënte ZR1 tani!

2: Dodge Viper ACR 2010 – 7:12.13

Dodge qeshi i fundit për rekorde. Thehu rekorde jo vetëm për kategorinë e vet por edhe më tepër. Një kryevepër e vërtetë inxhinierike.

1: Dodge Viper ACR 2017 – 7:01.3

Dhe sigurisht vendi i parë do i përkiste prap Dodge. Edhe pse Dodge se dërgoi asnjëherë ACR e 2017 për një kohë zyrtare, fansat e menaxhuan këtë duke e provuar vetë në pistë. Edhe pse shpresonin për shifra më pak se 7 minuta, përsëri rezultati ishtë mbresëlënës.