No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Top Gear nxorri një video në kanalin zyrtar duke treguar supermakinën e SSC (Shelby Supercars) të thyejë çdo rekord të shpejtësisë së lart për supermakinat e fabrikës. Prodhuesi amerikan i supermakinave ka treguar që nuk është vetëm Bugatti dhe Koenigsegg në këtë lojë. Duke u kthyer në makinën e dytë që kalon barrierën e 300mph, SSC Tuatara arriti një shpejtësi maksimale prej 331mph ose 532.9kmh. Ajo u testua në rrugën e drejtë prej 11 km në Las Vegas, Nevada.

Për ta krahasuar, Bugatti e kreu të njëjtën rrugë me shpejtësi maksimale prej 304.77 mph ose 490 km/h me Chironin. SSC Tuatara jo vetëm që e theu këtë rekord por për ti vendosur një bazë të fortë e përshkroi trajektoren dy herë, me një shpejtësi mesatare maksimale prej 508.73 km/h, 484.53 km/h në vajtje dhe 532.9km/h në ardhje.

Më e bukura qëndron që ky nuk është i gjithë potenciali i SSC Tuatara. Piloti që e ngiste , britaniku Oliver Ëebb, shprehet që makina mund të shkonte shumë më shpejtë. Me kushte më të mira, ai beson që mund të arrinte shpejtësi më të mëdha. Teksa i afrohej shpejtësisë maksimale të arritur, ai shprehet se në vetëm 5 sekondat e fundit Tuatara ka rritur shpejtësinë me 32km/h, që në një shpejtësi të tillë do të thotë vetëm një gjë: Tuatara kishte më shumë për të dhënë dhe nuk e ndali hovin në atë shpejtësi. Pra ky nuk është limiti i makinës, por i rrugës.

SSC ka treguar që ka akoma konkurrent të denjë për supermakinat më të shpejta si Koenigsegg dhe Bugatti dhe limiti i saj nuk është njohur ende. Shikoni videon e mëposhtme për më shumë.

Share with: