Share with:


Mbreti suedez. Praktikisht nuk ka makinë më jo pretedente sesa një Volvo e vjetër me portobagazh. Ato janë sigurisht praktike, të besueshme dhe po aq katrore sa një tullë. Por të qënit rëd dhe më një hapsire të madhe për çdo lloj motori që i vendoset i kthen ato në një sleeper perfekt. Një shembull i tillë është kjo Volvo 740 të cilës po i vendoset një M120, një V12 nga Mercedes Benz me plot 6.0 litra si kubikazh.

Ky motor është marrë nga një Sllon W140 S600 tek i cili prodhonte vetëm 400 kuaj dhe 580NM. Por në shtëpinë e tij të re, kombinuar me disa farfalla nga Suzuki GSX R1000 dhe një sistem shkarkimi i modifikuar pritet të prodhojë diçka më shumë. Testimet në jetën reale kanë treguar që M120 është një motor me potencial të pabesueshëm, gjë të cilën e tregon përdorimi i tij tek Pagani Zonda.

Kamio që do të përdoret për këtë projekt do të jetë një automatike me 5 marsha e marrë nga një CL500 disa vite më të re e cila do të modifikohet për të patur marshe tek timoni. Transmisioni i pasëm do të jetë një lsd nga seria 3 e BMW (E36) dhe frenat nga një Cayenne Turbo.

Vazhdimin dhe rrugëtimin e projektit mund të ndiqni dhe në profilin e instagramit të

https://www.instagram.com/shgroenendijk/

Share with:


protire