No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Javën tjetër në ekspozitën Tokyo Auto Salon, e cila është një ndër më të mëdhajat në botë, Toyota do të zbulojë për publikun 2 makina të reja të bazuara tek Yaris GR që bëri debutimin e tij të parë në Nürburgring vitin e kaluar. Bëhet me dije se të premten e ardhshme bashkëpunimi mes Toyota dhe Gazoo Racing për një version të përmirësuar të Yaris GR do të promovohet, së bashku me konceptin e ri të garës, Yaris GR GT3.
Ndryshimet të cilat janë të dukshme në pamje të parë tek Yaris GR janë: bishti, hapje ajrosjeje në kofano dhe parakolp i bërë me porosi, që tregon për një shenjë të përmirësimit të aerodinamikave.
Sidoqoftë, referencat thonë që makina do të jetë totalisht e akorduar (tuned), pra pritet që motorri 1.6 litrosh, turbo, me 3 cilindra, të prodhojë më shumë se 260 hp. Në këtë pikë ende nuk dihet nëse ky përmirësim i Yaris GR do të ofrohet si paketë shtesë nga fabrika, ose si një linjë e veçantë prodhimi.
Përkrah Yaris GR, nuk mund të harrohet koncepti GR GT3, I cili shfaqet ende në sfonde të errëta ku dallohet vetëm silueta e makinës, por sipas Toyota, nuk do të ketë lidhje me asnjërën nga makinat aktuale të kompanisë.
GR GT3 përshkruhet si një koncept garash që bashkëlidh njohurinë dhe teknologjinë që TGR ka fituar me kalimin e kohës në fushën e motorsport. Koncepti i ri do të prezantohet në krah të hibridit fitues të Le Mans GR010, dhe makinave të tjera të garave nga Toyota, si një simbol i përkushtimit të kompaninsë ndaj Motorsport.
Në deklaratat e saj, Toyota flet për përkushtimin e saj së fundmi për të prodhuar makina akoma më të mira performance, duke e nisur këtë lëvizje me GR dhe GT GT3.

Share with: