Share with:


Sfida ka nisur herët teksa Ken Block me Hoonicorn po garon në gara drag me çdo makinë që i del përpara. Nga të gjitha 5 garat, vetëm RS3 me 1000 kuaj ishte në gjendje të konkurronte sadopak me përbindëshin me 1400 kuaj të Ken Block, edhe përsëri humbi. Nqs egziston një makinë që mund ta mundi Hoonicorn-in është kjo Mazda e çmendur me 4 rotor.

Kjo Mazda RX7 është ndërtuar nga youtuberi Rob Dahm, e cila u prezantua për herë të parë në SEMA 2016, ka një shasi me frame me tuba dhe një motor me 4 rotor kombinuar me një kamio sekuenciale, sistem awd dhe një turbo gjigande Garrett. Ajo prodhon egzaktësisht fuqi sa Mustangu, pra plot 1400 kuaj.

Dahm konfirmoi në një video të postuar në youtube se ai do e vendosë Mazdën e tij kundër bishën së Ken Block në një garë drag. Kjo mund të jetë makina me premisa më të mëdha për të fituar deri tani, por siç kemi parë Mustangu Hoonicorn mund të jetë një nga makinat më të mirë ndërtuara dhe modifikuar, edhe pse për drift. Videoja e garës do të postohet më datë 14 Dhjetor në kanalin e Hoonigan.

Share with:


protire