No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Ken Block “djeg” Las Vegas me Elektrikhanën epike.

Share with:


Më I miri I Hooniganëve pushton Las Vegas-in ne Audi Hoonitron me 1400 kuaj fuqi.

Gymkhana rikthehet, kësaj here, tërësisht elektrike!
Ken Block dhe Hoonigan janë kthyer sërish për të na bekuar me një tjetër seri ngarjesh që sfidojnë fizikën, të quajtura thjesht “Elektrikhana”. Sic na lë dhe emri të kuptojmë, nuk ka asnjë motor me djegie në këtë histori. Në vend të tyre, na serviret I jashtëzakonshmi Hoonitron, një coupe e inspiruar nga Pikes Peak me 1400 kuaj fuqi, all-wheel-drive, e cila furnizohet me elektricitet.
Elektrikhana zhvillohet në Las Vegas, kryesisht në zonën e quajtur “The Strip”. Vizualizimet janë një zinxhir fantastik I planeve plot me ngjyra dhe dritë, të përziera me shumë tym gomash dhe zhurma te cuditsh,e.
“Momenti i torque instant dhe natyra statike e një motorri elektrik na lejuan që të tentojmë për stile të ndryshme në një mënyrë tërësisht të re.”- ka cituar Block.
”Që nga hyrjet mbrapsh ekstremisht të ekzagjeruara, rrotullime 360 gradë me shpejtësi të madhe dhe zbarkimet plot tym në të katër rrotat, ky Hoonitron është një eksperiencë komplet e re në botën e Gymkhana. Rrotullimi final, që bëri gomat copë, arriti në shpejtësi më të lartë se 140 km/orë, dhe krijoi një forcë rrotullimi që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë më parë.”
Edhe pse plot 54 vjec, Ken Block ia del të ngasë si asnjë tjetër dhe të arrijë të performojë super marifete ndërkohë që gjendet pas timonit të një makine 800-volt, të vecantë në llojin e vet.
“Vegas është një vend kaq unik, që pulson me energji edhe natën. Kjo ishte ajo që ne donim të përcillnim në video.”- citoi regjizori Brian Scotto. “Ende smë besohet niveli I aksesueshmërisë që ne arritëm në Vegas. Izoluam gjithë Rripin e Vegasit për orë të tëra. Ndjesinë “S’më besohet që do na e lejojnë ta bëjmë këtë “ nuk e kam patur që prej Gymkhana 5 në San Francisco.”

Share with: