Rekord i ri nga AMS Performance me 3000HP Larmborghini Huracan!

Share with:


Në botën e Drag Race platforma e Lamboghini Huracan është superiore.
Nga fabrika ajo ka një motor me aspirim natyral 5.2L V10,dopjo freksion dhe një sistem shumë të avancuar quattro nga Audi. Por për të apasjonuarit e drag race fuqia është prioritet. AMS Performance prej vitesh prodhon sisteme TwinTurbo për shumë makina por vitet e fundit në platformën V10, Audi R8 dhe Lamborghini Huracan. Fuqinë arrijnë ta cojnë në 2000hp tek gomat nga 640hp kur del nga fabrika. E ky Huracan që është në video ka thyer rekordin për Huracan në 402 metra.
Brooks nga kanali I YouTube, DragTimes ishte I pranishëm në eventin TX2K i cili u zhvillua në Houston Raceway Park këtë mars për të parë se sa shumë është zhvilluar platforma V10 TwinTurbo. Në video shikojmë se ky Huracan nga AMS është në dyno dhe prodhon 2060hp dhe 1734Nm tek të katra rrotat.
Dhe nga shtatë garuesit për 402 metra, AMS Huracan e përfundoi garën me 7.4 sek dhe 189mph ose 304.1kph. Nëse kjo nuk ju impresionon 0-100kph 1.4 sekonda. Kjo shpejtesi është më e shpejt se makinat World Rallycross.
Pra cdo kush prej jush që ka një Huracan apo R8 V10 është platforma perfekte për DragRace!

Share with:


protire