Share with:


Ferrarit me motor në qëndër nga vitet 80’ dhe 90’ janë të njohur për vështirësinë që kanë në punimet në to. F50 mund të jetë ndër më të komplikuarit. Joe Macari Servicing, një servis zyrtar i Ferrarit në Londër, postoi disa kohë më parë një video timelapse të një Ferrari F50 që ishte në servis për ndrim freksioni.

Pra si zëvendësohet fresioni në një Ferrari me një V12 në qendër? I heq gjithë pjesën e pasme nga vendi. Prapakolp, rrotat, sistemin e amortizimit, atë të shkarkimit të gazrave, gjithçka në tokë. Videoja tregon dy teknikë që çmontojnë gjithçka për të aksesuar freksionin. Sigurisht pas çmontimit të pjesës së pasme pjesa tjetër aksesohet shumë kollaj.

Share with:


protire