No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Përgjigja është e thjeshtë, sepse përdor një kamio me 9 shpejtësi dhe me 7 freksione që është një kryevepër inxhinierike. Do mundohemi tjua tregojmë si funksionon nga fjalët e vetë Christian Von Koenigsegg.

Publicitet
protire

Kamio më e re nga Koenigsegg e pagëzuar me emrin Light Speed (Shpejtësia e dritës) është një nga komponentët më mbresëlënës tek Koenigsegg Jesko me 1600hp. Dizenjuar dhe ndërtuar nga Koenigsegg, kjo kamio është kompakte, e lehtë dhe më e rëndësishmja, është e shpejtë. Wshtë kamio më e mirë e njohur sot për sot në industrinë e makinave.

Nqs kthehemi mbrapa në kohë tek Agera me DCT i cili ishtë një opsion i mirë por jo i duhuri për 1500NM torque. Nqs marrim shembull një Ferrari ose Mclaren V8 psh transmisioni i tyre është i mirë për maksimumi 900NM. Edhe nqs do ishte përdorur diçka tjetër tek Agera do të peshonte më shumë se 200kg, ndërkohë që në një Ferrari peshon vetëm 120kg. Kamio e re nga Koenigsegg me 9 marshe dhe që është e gatshme për më shumë se 1500NM, marrë së bashku me freksionet, motorinon dhe volantin peshojnë jo më shume se 90kg. Dhe je në gjendje të ndërosh marshat në kohë rekord, pa zënë vend dhe peshë në makinë. A e kuptonin emrin Light Speed tani?

Të bukurat nuk kanë fund. Edhe freksionet apo volanti nuk janë në pjesën e jashtme të motorit, por të integruara brenda bllokut të aluminit. Kjo kombinuar më një bosht me bosht motorik dhe bjella super të lehta, Jekso ofron një zhurmë fantastike të ngjashme me atë të një makine të F1 edhe kur është në neutral.

Në parim është e thjeshtë. Kompleksiteti bën të vetën pasi ka 8 shtytës elektrik dhe 8 sensorë presioni, nga një për secilin freksion. Po e përmendëm më parë që janë vetëm 7 freksione, por një i 8 shtesë përdoret për diferencialin elektrik. 2 freksion për çdo bosht, që sjell kombinime 3she mes marshave.

Pra, nga një anë është i thjeshtë, por nga ana tjetër është kamio automatike më e avancuar në planet. Made in Sweden.