Share with:


Në një periudhë të tillë, policët në amërikë janë goxha të vëzhguar dhe veprimet e tyre janë gjatë gjithë kohës në vëzhgim. Por pavarësisht se çmendoni për policët, vepra e tyre e fundit është për tu pëlqyer, sidomos nga adhuruesit e makinave.

Dy sherifë nga Dallasi janë disi në një situatë të vështirë, pasi vendosën të garonin me njëri tjetrin në pistën e Yello Belly në Texas, por komplet në mënyrë legale përveç faktit që përdorën makinat e punës. Dy makina Dodge Charger garuan në pistë duke u duartrokitur nga një turmë njërëzish. Nuk është e qartë nëse makinat kishin motor 3.6L V6 me 292kuaj apo opsionalen 5.7L Hemi V8 me 370 kuaj. Por duke gjykuar nga aksioni, motori standart duket më i mundur.

Edhe pse reagimi i zyrës së sherifit në Dallas ishte negativ, komuniteti i njërzve kanë reaguar shumë pozitivisht nga veprimeve të sherifëve. Madje ata janë shprehur se veprimet e policëve ishin pozitive dhe nuk do ishtë e drejtë që ata të dënoheshin për diçka të tillë.

Share with:


protire