No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Dhe ky nuk është varianti më i shtrenjtë që ofron!

Kohët e fundit Koenigsegg lancoi një sistem konfigurimi për super makinën e re Jesko, por nëse nuk je një nga ata 125 klientë fatlum që janë në listë pritje, nuk ka asnjë mënyre tjetër për ta parë dhe blere. Fatmirësisht, një nga këta njerëzit në listë është koleksionuesi Manny Khoshbin dhe ai ka xhiruar pak nga procesi i ndërtimit që ne ta shijojmë.

Lista e çmimeve të opsioneve të Koenigsegg, brenda konfigurimit na tregon se sa do të kushtojnë shtesat ekstra për Jeskon. Finiturat me boje normale, në varësi të ngjyrës, mund të shkojnë deri në extra 63,000 dollarë. Nëse dëshironi një mbulesë karboni të pastër do t’ju kushtojë 292,000 dollarë. Per opsionet blu, lejla, jeshil apo të kuq, të gjitha finitura prej karboni prisni të paguani deri në 346,000 dollarë. Ndërsa opsioni më i shtrenjtë për pamjen e jashtme kushton 443,000 dollarë është (KNC) ose Koenigsegg’s Naked Carbon. Ja si e përshkruan kompania këtë version.

Pjesëve me fibra karboni u hiqet shtresa mbrojtëse dhe lustrohen në gjendjen e papërpunuar të karbonit, një proces shumë delikat i cili përfshin smerilim dhe lustrim. Niveli i detajimit është shumë i lartë dhe produkti mund të rezultojë në një finiture me shkëlqim perfekt ose në fibra karboni me fije të dëmtuara.
Siç vë në pah dhe Motor1, vetëm ky opsion kushton më shumë se Lamborghini Aventador S, shumë ide e çmendur po ta mendosh. Edhe akoma më shume nëse ky nuk është varianti më i shtrenjtë që aplikohet. Nëse dëshironi të zgjidhni modelin Jesko Absolut, do t’ju kushtojë rreth 662.000 dollari mbi çmimin fillestar.

Duke luajtur me konfigurimet, Khoshbin e shtyu çmimin e Jeskos mbi limitin prej 4 milion dollarësh, duke kombinuar Absolut Specification me finituren KNC dhe një shirit 43.000 dollarësh me fletë floriri.

Janë kaq shumë para, por Jesko ja vlen.

Share with: