Share with:


Një marsh i shtatë është shtuar tek kambio manuale e Ford Bronco të ri që shërben si një marsh shumë i ulët për terren që kërkon kryesisht fuqi. Së bashku me opsionet e tjera të lezetshme me të cilat Ford Bronco bëri debutimin e parë para disa javësh, është dhe ky marsh i tepërt. Shkronjën C te koka e marshit e ka marrë nga emri “Crawler” ose në shqip, zvarritës.Ai lejon shoferin të manovrojë kollaj në shpejtësi të vogla të terren të vështir pa mundësuar djegjen e freksionit.

Video në kanalin e Youtube të Engineering Explained ka vënë në dukje rëndësinë e këtij marshi shtesë dhe se si ai operon. Në thelb marshi “C” është thjesht një marsh shumë i shkurtër, disa herë më i shkurtër se marshi i parë që duke u kombinuar me kutinë e shpërndarjes se Bronco-s bën të mundur që makina të lëvizë me shpejtësi shumë të vogla si psh 2 km/h me pedalin e freksionit komplet të lëshuar. Kjo gjë është perfekte për të ecur me kujdes në terren të ashpër mes gurëve apo pengesave të ndryshme pa u merakosur për mbipërdorimin e freksionit.

Sigurisht marshi “crawler” ka dhe avantazhin e fuqisë, pasi sjellë rritje të fuqisë në rrota. Sipas Engineering Explained Bronco në marshin C mund të prodhojë rreth 40,000NM torque në rrota, madje më shumë se Tesla pretendon që Cybertruck apo dhe Roadster prodhon. Sigurisht që një shifër e tillë ska rëndësi pasi gomat e një makine smund të përballojnë aq shume fuqi duke qënë se skanë aq fërkim. Shpejtësia maksimale në këtë marsh është 10km/h.

Për më shumë ndiqni videon.

Share with:


protire