Share with:


Me rastin e 60 vjetorit të themelimit të Shelby American, prodhuesi i makinave me performancë të lartë ka vendosur të rikthejë njërën prej punimeve më perfekte të kompanisë. 2022 GT500KR, kjo është mënyra se si Shelby pritet të falenderojë mbështetësit dhe adhuruesit e saj.

Në qoftë se GT500 i 2020 mbante titullin si Mustang-u më i fuqishëm, ky prodhim i veçantë i tejkalon pritshmëritë.
KR, shkurtimi për “King of the Road” (Mbret i rrugëve) deri tani gjendej vetëm në gjeneratën e parë dhe të pestë të Mustang-ëve , konkretisht në vitet 1968 dhe 2008. Makinat të cilat mbajnë logon KR, përbëjnë elitën e modelit të tyre, me çdo përmirësim si nga aspekti performancës dhe nga ana estetike.
Duke gjykuar këto ndryshime, le të themi që makina siguroi vijueshmërinë në rrjedhën e historisë.

Nga motorri 5.2 litër V8 do të përfitohen rreth 140 kuaj fuqi më shumë, kjo në sajë të një kompresori të ri, shkëmbyes më të mëdhenj nxehtësie, sistem intercooler dhe marmita Borla direkte nga linja e prodhimit.
Amortizatorët janë pajisur me tiranta të reja nga Ford Performance dhe susta më të forta, për të rritur qëndrueshmërinë në kthesa.

Fanatikët e Ford nuk kanë nevojë të shohin simbolet për të kuptuar se çfarë kanë përballë, dhe ndryshe nga paraardhësit e tij, bie në sy nga kofano prej fibre karboni me 2 hapje shtesë, splitter i përparmë dhe difuzor i pasëm, të përfunduara me vijat sportive tipike të Shelby bashkë me vijat anësore, ku dallohet qartë GT500KR.
Gomat janë pajisur me disqe 20 inç dhe goma slicks.

Numri i prodhimit të Shelby pritet të jetë 225 në total, 180 nga ku 60 për secilin vit prodhimi të kompanisë(1968,2008,2022), dhe 45 ekzemplarë për tregun botëror.

Fillimi i prodhimit do të fillojë në çerekun e parë të vitit 2022. Secili nga GT500KR do të kushtojë nga 127,895$, ose në qoftë se jeni pronar i një Shelby standart GT500, kompania kërkon 54,995$ për paketën KR.

Share with:


protire