Share with:


Dita e sotme ka nisur në mënyrë të frikshme, teksa një Audi R8 ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur bordurat anësore duke u përfshirë ma pas nga flakët. Zakonisht këto janë pamje që jemi mësuar ti shohim nëpër filma, por kjo mund të jetë prova më e prekshme që aksidentet me shkak shpejtësinë janë të frikshmë.

Pavarësisht se një makinë Audi R8 është e bërë për shpejtësi, kjo nuk do të thotë që mund të abuzohet me të sidomos në rrugët e Shqipërisë. Aksidenti ka ndodhur në zonën e autostradës Milot-Mamurras. Për sa i përket shoferit ai është dërguar me urgjencë të madhe në spital dhe është në gjendje kritike për jetën, por nuk ka të dhëna për viktima apo të plagosur të tjerë. Ecni me kujdes!

Share with:


protire