Share with:


Të dhënat janë për vitin 2019 dhe janë numëruar mjetet rrugore që janë aktive ose të çrregjistruara përkohësisht. Autoveturat personale zënë 79.5% të të gjitha mjeteve të transportit në Shqipëri. Për sa i përket vitit të prodhimit pjesën më të madhe me 64.4% e zënë ato të viteve 2000-2010 ndjekur nga ato më të vjetra me 28.2%.

Për prodhuesit e makinave, pra markës së makinës, besoj se jemi të qartë se kush mbizotëron në vendin tonë. Tre janë markat më të përdorura me në krye Mercedes Benz ndjekur nga Volkswagen dhe Ford. Nëse marrim periudhën 2011-2019 statistikat janë 19.1% për Mercedes Benz, VW me 14.1%, Ford 7.7% dhe Audi me 7.1%.

Për periudhën 2000-2010 Mercedes Benz kryeson me 37% ndjekur nga VW me 17.5%, Ford 7.6% dhe Opel me 5.9%.

Pjesën më të madhe të popullsisë Benzi e merr për vitet para 2000 ku ai mbizotëron me plot 42.1%.

Autovetura sipas lëndës djegëse:

Numri më i madh i makinave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %). Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin sistemet hibride ose elektrike.

Share with:


protire