No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Porsche 911 GT3 RS është i gatshëm direkt nga fabrika për tu abuzuar në pistë, ndaj nuk është habi që i hasim kaq shpesh nëpër video pistash. Shumë pasanikë zgjedhin një GT3 RS për të vetmen arsye që është një nga makinat më perfekte dhe e bën punën më së miri. Por disa të tjerë si Phil Morrison nga Driftworks në Britani, zgjedhin një alternativë komplet tjetër, si psh kjo E30 me motorin e ndruar në V8.

Në vend që të blejë një makinë të gatshme piste si GT3 RS, Morrison është përkushtuar të ndërtojë të tijën. Ai përdori shasinë e një M3 E30 dhe e kombinoi atë me një 4.0L V8 S65 nga E90, me një kamio automatike me dopio freksion dhe 7 marsha. Gjatë një eventi në Donington Park, Morrison has një 911 GT3 RS në pistë dhe e ndjek nga pas gjatë gjithë garës duke kaluar cfardo makine tjetër përpara tyre. Shijoni videon dhe zhurmën e një V8.

Share with: