Audi RS6 dhe RS7 Performance – më shumë fuqi, më pak peshë.

Share with:


Sikur Audi RS6 Avant dhe RS7 të mos ishin mjaftueshëm të shpejtë, modelet gjithashtu do të marrin më shumë fuqi dhe më pak peshë.

Këto ndryshime vijnë në formën e dy modeleve ‘Performance’, të cilat në fakt do të zëvendësojnë plotësisht modelet aktuale RS6 Avant dhe RS7, dhe do të vijnë me 21 Bhp dhe forcë përdredhëse 50 Nm shtesë, nga motorët V8 të Audi, falë një rritjeje të boostit nga dy turbot.

RS6 Avant dhe RS7 Performance arrijnë shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë në 3,4 sekonda, kohë e cila është 0,2 sekonda më shpejtë se modelet aktuale. Dy versionet e reja janë gjithashtu të afta të arrijnë një shpejtësi maksimale prej 280 km/orë, kjo e fundit e limituar elektronikisht. Megjithatë, nëse dëshironi një shpejtësi maksimale më të lartë, mund të paguani për ta rritur më tepër, duke zgjedhur RS Dynamics Package Plus, paketë e cila e rrit shpejtësinë maksimale në 305 km/orë.

Për ndërrime më të mira të marsheve në modalitetin manual, makinat vijnë gjithashtu me një tregues ndërrimi të marsheve, që shfaqet në ekranin dixhital 30 cm, njësoj si në një Ferrari.

Audi ka hequr një pjesë të zë-izolimit nga dhoma e motorit dhe interiori, jo vetëm duke kursyer 8 kg peshë, por edhe duke ndihmuar në dëgjimin më të qartë të zhurmës së motorit V8.

Versionet e reja kanë sistem zëri Bang & Olufsen me audio 3D si standart, plus asistencë parkimi, ekran ballor dhe një kamera 360 gradë. Modelet fillojnë nga 112,650 £ (RS6) dhe 116,305 £ (RS7).

Share with:


protire