Pagani Huayra R: “Dragua” në pistë.

Share with:


I dizenjuar dhe prodhuar brenda 18 muajve, Huayra R vazhdon denjësisht emrin e paraardhësit të tij, makinës së garave Zonda R.
Duke u nisur dhe tek fakti që ndajnë 1 emër, Huayra standart dhe Huayra R kanë vetëm 3 të përbashkëta: pasqyrat anësore, bulonat prej titani të Pagani dhe emrin. Motorri i Zonda R ishte një përmirësim i motorrit V12 6.0 litër të AMG, i cili gjendet dhe tek CLK GTR, kjo në sajë të ortakërisë së Mercedes dhe Pagani për sa i përket motorrave të makinës. Situatën më vonë e mori nën kontroll HWA, prodhuesi i motorrave të garave DTM të Mercedes.
Përveç kësaj, HWA ndërtoi transmisionin sekuencial me 6 shpejtësi, 3 disqe, jo në sinkron të hiper-makinës, i cili gjithashtu ndikon dhe në ngurtësinë e shasisë, teksa ngulitet në të.
Në qoftë se Zonda ju duket i zhurmshëm, Huayra i përmirësuar është akoma më i tmerrshëm. Motorri V12 me aspirim natyral i Huayra R prodhon shifra të çmendura, 850 kuaj, kjo duke u bazuar tek mos pasja e asnjë turboje ose ndihmuesi hibrid, veç 12 cilindra “të çmendur” që lëshojnë zjarr përmes 48 valvulash. Xhirot maksimale arrijnë 9000rpm.
Forma është e pa krahasueshme. Huayra R më së shumti përbëhet nga miksimi Karbon-Titan HP62 G2 dhe copa karbon-triax HP62, nga ku HP përkon me Horacio Pagani. Karbon-Titan më tepër përdoret tek kabina e brendshme, ku përvetësimi i energjisë është mjaft i rëndësishëm. Trupi i jashtëm përbëhet nga shumë çarje dhe hapje. Kanale të shumta, të cilat lëjojnë qarkullimin e ajrit për aerodinamikë më të mirë, janë shpërndarë nëpër trupin e hiper-makinës. Marmitat me 4 dalje, tipike të Pagani nuk mungojnë, me “flatra” që i mbulojnë. Tipar tjetër që është pjesë e biografisë së Pagani është bishti gjigand prej karboni në pjesën e pasme.
I paraqitur në galeri me vija të verdha dhe trup totalisht prej karboni të ekspozuar, është ekzemplari i parë nga 30 që pritet të prodhohen. Çmimi bazë i këtij thesari të motorsport është 3,500,000$.

Nga Eni Selita

Share with:


protire