Share with:


Shpesh kemi parë video të cmendura në YouTube.
Janë të pafundme dhe njëra prej tyre është hedhur nga Mike I kanalit Street Speed 717 ku mendoi që ksaj radhe të hidhte Lambo Urus e gruas sipër Aventadorin e vet.

Të dy Lambot kanë të njëtën ngjyrë, Giallo Auge dhe duken si binjake por njeri me i “shendosh” se tjetri
Tek Urus kemi 4.0L V8 me 650Hp dhe Aventador 6.5L V12 me 730hp.
Mike mori të dy Lambot në një fushë ku është ngritur një prig me dhe. Aventador parkohet ne ndarjen e krijuar midis prigut dhe magjia ndodh…
Në distancë duket që Aventador është shumë poshtë pikës maksimale të prigut me dhe por gjithcka mund të ndodh. Mund të jetë një sukses ose gabim Miliona dollaresh.

Mike merr Urus-in dhe në një distancë të konsiderueshme fluturon sipër Aventador duke kercyer rreth 50cm lart tavanit  të Aventador për shkak te momentum që pati gjatë kërcimit sic mund ta shohim dhe në video.
Ju duk kaq e lehtë sa ai e provoi disa here bashkë me shoket e tij.

Si mendoni të bëjm të njëjtën gjë me një nga Urus apo Cullinan dhe ta provojmë tek 812 SuperFast që sapo ka ardhur në Shqiperi?  🙂

Share with:


protire