Share with:


Zgjedhja perfekte për të dëgjuar një soprano V12 për 13 minuta.
F50 GT1 është një makinat më të limituara që ka dal nga Ferrari edhe pse ajo ishte e inspiruar nga F50 e cila po ashtu është nje makinë e limituar. Në shumë artikuj apo faqe kemi pare se në ditet e sotme F50 shkon përtej 1M$.
Cfarë ka GT1 të vecantë është një body komplet të ri ku mbizotron një aerodinamikë tepër e eger për atë kohë, version më të fuqishëm të V12 me aspirim natural e cila prodhonte plot 700Hp.
Kjo video e postuar nga Jon Lancaster në YouTube, ndodhet ne Yas Marina F1,Abu Dhabi ku për 13 minuta ka qënë në parajse duke dëgjuar mbase tingujt më të bukur të krijuar nga kjo V12 ku redline shkon në 10.000RPM.
Ngë pamjet e filmuara me GoPro duket qartë se sa lehtë kjo bishë merr kthesat,ndrimi I marrsheve dhe shpejtesia maksimale e kapur prej afro 280-290kph.
Interiori I saj është komplet I përshatur për garë ku timoni është si në makinat F1, kroskoti full carbon dhe një ekran të vogel ku lexon shpejtësinë,xhirot,temperatura të ndryshme etj.
Mbase nuk gjehen fjalët e duhura per këto veper arti pasi thjesht të lënë pa fjalë duke e parë e duke e dëgjuar nga ekrani I një laptopi,TV apo telefoni. Nuk imagjinohet dot zhurma dhe emocionet nga ngarja e kësaj makina apo oshëtima e krijuar në distance, sidmos down shifts.
Si mendoni F50 GT1 apo Pagani Zonda R?

Share with:


protire