Porsche provokon: Le Mans 2023

Share with:


Pushimi i Porsche nga garat e durueshmërisë së makinës, siç duket, ishte i shkurtër pasi ai planifikon të kthehet në pistë në vitin 2023, me marrjen pjesë në kategorinë LMDh (Le Mans Daytona Hypercar). Për të sjellë emocione, fotot e para zyrtare të prototipit të ndërtuar, i cili pritet të vazhdojë historinë e Porsche 919 Hibrid, publikohen.
Modeli ende i pa emëruar po ndërtohet nga Porsche dhe Penske (kompani amerikane që ofron shërbime transporti me kamion, dhënie me qera, pjesë këmbimi si dhe aktive në botën e garave), e po përdror teknologjinë e Multimatic. Tek fotot e zbuluara duket qartë emri i Porsche, por pjesa e përparme nuk është publikuar, ama duket qartazi një hark që ndihmon në mbajtjen e një bishti gjigand, marmitë me 2 dalje dhe shirite të holla të stopave, tipike të 911. Siç duket nuk përmban stil nga 919.
Kur bëhet fjalë për 24 orët e Le Mans, forma dhe fizionomia e makinës përbën një element thelbësor. Çdo pjesë e estetikës së makinës është mirë menduar deri në detaje, por më tepër të dhëna do të lançohen në 2022.
Ndërsa specifikat teknike nuk janë ende të disponueshme, libri i rregullave të LMDh na orienton drejt thelbit të çështjes. Rregullat theksojnë se makinat duhet të peshojnë të paktën 1029kg dhe duhet të fuqizohen nga një motorr hibrid, pra një motorr me djegie të brendshme, nga ku prodhuesit zgjedhin lëndën djegëse që do të përdorin, dhe të paktën 630 e kuajve fuqi duhet të prodhohen nga ky motorr duke i bashkëngjitur edhe motorrin elektrik. Për sa i përket fuqisë maksimale të lejuar, 680 kuaj është limiti i fuqisë së prodhuar nga bashkëpunimi i 2 motorrëve.
Porsche do të vazhdojë me modifikimin e prototipit në muajt në vazhdim ndërsa shfaqja e tij e parë do të jetë në vitin 2023. Audi, Acura, BMW dhe Cadillac janë prodhuesit të cilët deri tani kanë konfrmuar pjesëmarrjen po në atë vit.
Momentalisht, firma gjermane do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Durueshmërisë me një grup 911 RSR. Gara e parë do të zhvillohet në 18 mars tek pista Sebring në SHBA, ndërsa pjesëmarrja në Le Mans do të jetë në qershorin pasardhës.

Share with:


protire