No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

SUV-i më i shpejtë në Nurburgring është Porsche Cayenne Turbo GT (Rival i Urus).

Share with:


Së fundmi Porsche ka deklaruar një record të ri botëror të arritur nga nje makinë SUV në Nurburgring, kjo pasi Lars Kern në prova kapi një kohë prej 7:38.925 minuta në pistën 20.832 kilometra te gjate. Më parë informacioni ishte dhëne për një model Cayenne me performancë të lartë, ndërsa dje Porsche zbuloi emrin zyrtar.

Porsche Cayenne Turbo GT është rivali i drejtpërdrejtë i Lamborghini Urus dhe tashmë kurorezuar mbreti i SUV nëse flasim me kushtet e Nurburgring. Një hibrid me 680 kuaj fuqi dhe me sa duket makina SUV me të cilën Porsche do të prezantohet me krenari.

Nën kofano gjejmë një motor twin-turbo 4.0L i cili ë rishikuar me kujdes në mënyre që të ketë sa më shume fuqi. Modifikime janë bëre tek boshtin me gunga, pistona, injektorët e karburantit, Turbo dhe intercooler. Cayenne Turbo GT ka 640hp,arrin kohen 3.3s nga 0-100km/h, ndërsa shpejtësia maksimale është 300km/h.

Kambio Tiptronic S me 8 shpejtësi, gjithashtu ka pësuar ndryshime ne mënyrë që të lejojë lëvizje më të shpejta që përshtaten me sistemin Porsche Traction Management. Punime të rëndesishme janë fokusuar tek amortizatorët, duke përmiresuar funksionet e makines në përgjithësi. Cayenne i ri është 17mm më e ulet se Cayenne normal dhe ka patur një rritje performance me 15% të amortizatorëve.

Cdo gjë në lidhje me Cayenne Turbo Gt është e orientuar drejt rezultatit, njësoj si Urus blerësit do të kenë mundësine për ta patur këtë makinë me 4 sedilje. Sistemi i frenimit është Porsche Ceramic Composite Brake(PCCB) i cili është një opsion që kushton shumë. Gomat Pirelli P Zero Corsa janë një vlerë e shtuar.

Ngjyra Arctic Grey është një nga ngjyrat e reja të Cayenne GT Turbo, mendohet se Porsche do të nxjerri opsionin e ngjyrave PTS për ata që kanë dëshire të shprehin imagjitën. Disqe 22 inch Gt në ngjyrë metalike dhe një total look me detaje karboni dhe bisht të zgjatur.

Cayenne Turbo GT ka dalë në shitje në Gjermani dhe kushton 196,078 euro taksa të përfshira.

Share with: