No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Jo vetëm qe mbron freksionin por e mban makinën stabël gjatë frenimit.

Nëse dëshironi të ecni shpejt me makinë, vecanërisht në piste, teknika heel-toe (teknikë e zbritjes së marshave duke perdorur thembrën dhe pjesën e sipërme të këmbës për të njësuar freksionin dhe gazin) është një nga teknikat më të mira që duhet të mesoni. Mund të duket si dicka e komplikuar por duhet ta mesoni per disa arsye të forta të cilat shpjegohen me së miri tek kjo video promocionale e Porsche 911 R .

Përputhja e xhirove të motorrit me ingranazhet kur bën zbritje marshi, mbron freksionin, ndihmon të ruani stabilitetin e makinës dhe zhurma që dëgjohet sapo lëshon freksionin dhe stresi i tij është me i butë. Megjithate është pak e sikletshme në frenim, sepse shtyp freksionin me këmben e majte dhe ndërkohë gazin dhe frenat me këmben e djathte.

Eshtë e veshtirë të zotërosh mirë një teknike të tillë por thelbësore për makinat manuale në garë. Një zbritje marshi heel-toe e bën gati makinën për kthesën e radhës , e kundërta kur bën zbritje marshi të vonuar,ku mundet që makina të humbas stablilitet sic është demonstruar në video.

Shumë makina, si dhe 911R kane automatic mode por kënaqesia nuk është e njejtë .Nëse nuk jeni rehat më këtë lloj metode mos e përdorni, por konsiderojeni si një “must” për ta mësuar.

Share with: