No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Defenderi i 2022 do vijë dhe me një version V8 Supercharged me 518 kuaj!

-Të dy versionet e Defenderit të ri, edhe 90-çit edhe 110-çit JLG ka vendosur t’i bekojë me një V8, 5.0-litra poshtë kofanos dhe pretendon t’a bëjë 0-100-çen për vetëm 4.9 sekonda tek versioni me dy dyer, pra 90-çi.

-Pritet që ky model të dali në treg që këtë pranverë!

-Versioni me Supercharged V8 i Defenderit do dalë me suspension të modifikuar posaçërisht për fuqinë e madhe që gjeneron, me marmita të modifikuara me 4 dalje. Disqet 22 Inch do jenë të dekoruara poshtë tyre me nofulla frenash të përmirësuara ngjyrë blu. Në interior spikat timoni me alkantara me pedalet e marsheve të kromuara.

Mesa duket entuziastët e off-road po jetojmë në epokën e artë për sa i përket fuqisë marremendëse që makinat e off-road kanë fituar vitet e fundit. Duke marrë parasysh që Dodge i plasi Ram 1500 TRX-it një motorr Hellcat me 702 kuaj, Fordi do debutojë me Raptor R vitin tjetër, që po ashtu pritet të ketë mbi 700 kuaj, Jeep Wrangler i ri vjen me një V8 me 470 kuaj me modelin Rubicon 392 dhe mos të harrojmë pa përmendur dhe Hummer-in e ri me 1000 kuaj “elektrikë” lista sa vjen e ëmbëlsohet me Defenderin e ri i cili vendosi që në vitin e tretë të prodhimit të modelit të ri të nxjerrë modelin V8 Supercharged.

Motorri që do të përdoret është i njejtë me atë të Sport SVR dhe F-Type SVR por pak “down tuned” pasi do gjenerojë vetëm 518, nga 575 që gjenerojnë “vëllezërit e mëdhenj”! Gjithë kjo fuqi dhe plot 625 nm forcë spërdredhëse do të transmetohet në goma me transmisionin automatik me 8 shpejtësi të JLG me një sistem “four wheel drive” pra të katërta rrotat aktive.
Siç e përmendëm dhe më lartë, në versionin 90-ç Defenderi pretendohet t’a bëjë 0-100-çen për 4.9 sekonda dhe të arrijë një shpejtësi maksimale prej 240 km/h.

Share with: