Share with:


Nëse jeni një nga fatlumët në rradhë për blerjen e Jekso-s, është gjë normale të paguash çmimin e një vile luksoze vetëm për një opsion shtesë.

Koenigsegg Jekso fillon me çmime nga 3 milion $, por si çdo supermakinë eksluzive mund të shtoni opsione pafund nqs keni lekun. Mund të bësh personalizimin tënd, nqs jeni ndër 125 njërzit me fat që e keni porositur. Kjo video nga biznesmeni Manny Khoshbin tregon sesa ekstra mund të shkosh në një Jesko.

Vetëm ndryshimi i bojës nga ajo e një makine normale në metalike, kushton rreth 14,000$. Ta mendosh që Dacia mund të shesë një makinë të re me aq lek edhe pse nuk ke 1580 kuaj në një Sandero.

Por ky është një opsion i lirë krahasuar me atë që do ju themi tani. Për të patur paketën naked carbon fibre që ka të bëjë me trupin e Jesko-s, duhet të paguani 443,400$, që është equivalente e një Lamborghini Aventador. Në foton e mëposhtme shihni një Regera me të njëjtin opsion.

Ose mund të zgjidhni një trup të thjesht karboni për vetëm 300,000$ që duket sikur ka një shtresë të hequr që kushtoka 143,400$. Fibrën e karbonit mund të zgjidhni në shumë opsione ngjyrash por që asnjëra nuk kushton aq sa naked carbon fibre.

Share with:


protire