No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Porsche Taycan Cross Turismo është vërenjtur këto ditë në Nurburgring me pothuajse aspak kamoflazh. Taycan është padyshim një kryevepër e inxhinierisë moderne, duke na treguar dhe njëherë potencialin e makinave elektrike kur vjen puna për kënaqësinë e ngarjes së makinës. Tani Porsche i ka vënë kapakun duke nxjerrë një version akoma më të shpejtë.

Kjo nuk ështe herë e parë që e shohim Taycan CT të testohet në Nurburgring, por gjykuar nga fotot e fundit ai duket goxha i shpejtë. Sigurisht Taycan CT smund të jetë aq i shpejtë sa versionet Turbo dhe Turbo S (jo, nuk kanë vërtet turbo) të cilët kanë respektivisht 670 dhe 750 kuaj dhe arrijnë 100km/h për më pak se 3 sekonda. Duke qënë se makinat elektrike nuk kanë marshe për ti ndruar, akselerimi është goxha më i shpejtë.

Updatet e fundit tregojnë se Taycan CT do të arrijë 200km/h për më pak se 10 sekonda. Në fotot e dala më para të Taycan CT ai dukej më i ngritur por kësaj herë ai shfaqet më sportiv dhe më i qëndrushëm në kthesat e Nurburgring. Ka spekulime se do të vijë me sistem amortizimi të përshtatur për kthesa.

Ai ndan të njëjtën kabinë dhe shasi me Taycan standard. Versioni Turbo S do të kushtojë rreth 200,000 $, ndërsa 4S do të jetë më afër çmimit të E63 Estate dhe RS6 Avant. Do e zgjidhnit Taycan para një E63 ose RS6?

Share with: