Një V12 me aspirim natural është gjithmonë vështir të mundet, për sa i përket zhurmës së motorit. Sidomos kur bëhet fjalë për një MC12 Corsa, një version akoma më i limituar i Maserati MC12, një supermakinë e bazuar tek Ferrari Enzo në vitet 2000. Mund të jetë jo vetëm një nga Maseratit me zhurmën më të bukur, por qëndron në krye edhe mes makinave të tjera.
Një video të MC12 Corsa mund ta gjejmë në kanalin e youtube të 19Bozzy92 teksa kryen një lap në pistën e Imolas në Itali, që shoqërohet edhe me pamje nga brenda kabinës.
Ndryshe nga version GT1 i MC12, Corsa nuk ka limitime të motorit të instaluara në sistem dhe si pasojë ka më shumë fuqi dhe një zhurmë akoma më të bukur. Dëgjojëni vetë më mirë.