Nje nga Ferrarit me te ralla qe ekziston mund te behet e jotja vetem per 3.6 milion dollare.

Share with:


Jane ndertuar 10 prototipe te tille te Ferrari J50, te cilat qarkullojne vetem ne tregun Japonez, dhe nje i tille sapo ka dale ne shitje ne Tokio.

Ne vitin 2016 Ferrari prezantoi modelin J50, nje prodhim shume te limituar te versionit 488 Spider por me me shume kuaj fuqi dhe ndryshime ne pjesen e jashtme te makines. Fabrika ekzotike Italiane ndertoi vetem 10 modele te tilla te destinuara per tregun Japonez duke I bere ato Ferrarit me ekskluzive dhe me te veshtire per tu patur.
Tani njera eshte ne shitje! Nese je nje koleksionues dhe je ne kerkim te makine vertet te vecante ky eshte momenti yt.

Listuar per tu shitur tek dealeri zyrtar i Ferrarit ne Tokyo versioni J50 ka ngjyre te zeze dhe disqe gri metali. Me rreth 962 km ose (597 miles) ka nje pamje te re ,si i sapo dale nga fabrika , lyer ne perfeksion dhe interior ne dukje te paprekur,

Sipas modelit 488 mbi te cilin eshte ndertuar, J50 me nje motor 3.9 liter twin-turbo V-8 I jep fuqi rrotave te pasme nepermjet nje kambio me 2 freksione dhe shtate marshe.

Fale këtij ndryshimi J50 merr afersisht 20 kuaj fuqi me shumë se vellai i tij standard 488, për një total prej 690 kuajsh fuqi. Tavani standart eshte zëvendësuar nga nje mbulese me fibra karboni e ndare ne dy pjese dhe e vendosur pas ndenjëseve.

Aktualisht makina eshte listuar me nje cmim prej 398,000,000¥ (afërsisht 3.6 milion dollarë me kursin aktual te këmbimit) . Bleresit e ardhshëm do te jene te lumtur te dine qe mirëmbajtja e makinës do te mbulohet nga Ferrari deri ne vitin 2026. Nese jeni ne Shtetet e Bashkuara me shume mundësi do te keni vështirësi ne importimin e makinës, duke pare qe nuk do te jete nje makine 25 –vjecare vderi ne vitin 2044 dhe nuk eshte ne listën e përjashtimit Show or Display.

Por nëse keni para mjaftueshëm te blini nje makine me kete çmim, me shume mundësi do te keni nje vend ne Japoni ose Europe ku mund ta fshihni kete blerje super te vecante.

Share with:


protire