No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:


Pas muajsh të fotove spiune dhe thashethemeve që qarkullonin në internet, Mercedes Benz më në fund e prezantoi zyrtarisht me publikun nëpërmjet një videoje në Youtube. Bëhet fjalë për GT Black Series që është versioni më i egër që mund të marri një makinë e Mercedesit.

Publicitet
protire

Disa nga ndryshimet që vihen më shumë re nga versioni normal janë në pjesën e përparme, ku mund të përmendim parakolpin, aerodinamike e përmirësuar e kombinuar me grilën më të madhe, dhe me një pamje që duket sikur vjen nga makinat e GT3. Ka një difuzor në fund, dhe sigurisht fletat anësore të quajtura candards nga anglishtja. Duke ecur mbrapa shohim një të çarë në pjesen e parafangos, një veçori tipike për makinat e garave, që ndihmon në uljen e presionit të ajrit tek gomat. Kofano me dy ngjyra ka një mori të çarash ajri që nuk janë parë në asnjë version të GT.

Për të shkuar te pjesa e pasme, mund të shofim llaska shumë agresive dhe një bisht gjigand me stilin përsëri nga garat e GT3. Prapakolpi duket sikur ka marrë një shtrirje për të adaptuar ventilim më të mirë të pjesës së pasme, që meqë ra fjala vjen me 4 dalje marmitash më një zhurmë jashtëtokësore.

GT Black Series e kemi parë duke u testuar para shumë muajsh apo dhe më shumë se një vit, por Mercedes ka qëndruar i heshtur dhe ka lënë V8 (supozohet) të bëjë zhurmën. Asnjë variant i V8 4.0L tek GT nuk prodhon më shumë se 600 kuaj por duke parë potencialin e këtij motori tek GT63s 4-door mund të themi që kompania do të marrë të njëjtin drejtim. Por zhurma nga Black Series duket sikur vjen nga një motor tjetër, pra çdo gjë pritet.

Video zyrtare është postuar nga Mercedes Benz me titullin Made in Affalterbach. Shikojeni dhe na tregoni mendimin tuaj!