Share with:


Të të pëlqejnë makinat është goxha e zakonshme. Por t’i dashurosh ato, është me të vërtetë e rrallë.

Ky është Lennart Ribling, suedezi 97 vjeçar, tepër i plakur në pamje, por me një shpirt më të ri se rinia vetë.
Ai bleu Mustangun e parë në vitet 1960, dhe thotë se vështirë se i ka shkuar mëndja për makina të tjera që atëherë.
Ai ndoshta mund të jetë klienti me moshën më të vjetër që Ford ka patur ndonjë herë deri më tani. Një klient, i cili zgjedh të blejë një Ford Mustang GT 5.0 të vitit 2016, me kambio manuale.
Ford Model-T, makina që revolucionarizoi industrinë e makinave në fillim të shekullit të kaluar, ishte 11 vjec kur Lennart lindi. Ai ndoshta mund të jetë një nga personat e vetëm në planet, i cili mund të na flasi se si ndryshuan makinat për afro 100 vjet.
Djali i tij Mikal, thotë se i ati pavarsisht moshës teje të thyer, ende është i aftë të jetë konfident në timon, shikimin ende e ka të mirë, dhe kjo është një dhuratë e madhe e natyrës për 97 vjeçarin, fanatik të Mustangut.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

Share with:


protire