No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Share with:

Publicitet
protire

Tesla është një nga prodhuesit më të mëdhenj dhe më të suksesshëm të makinave elektrike në planet. Modelet e saj familjare arrijnë të konkurrojnë dhe me supermakinat me ekzotike. Së fundmi Tesla ka lançuar edhe modele respektivisht të lirë që mund të përballohen nga publiku i gjerë, por gjithashtu të kenë një rreze të gjatë, të karikohen shpejt dhe të kenë performancën e një Tesla.

Por kompania në pronësi të Elon Musk nuk ka fokusin kryesor makinat elektrike, por integrimin e sistemeve autopilot tek to. Edhe pse ka vite që kjo teknologji implementohet në makinat Tesla, sërisht ka një rrugë të gjatë për të bërë. Në çdo model që del ky sistem ka ardhur duke u përmirësuar, por ka ende shumë mungesa. Kudo në internet kanë dalë eksperimente nga ngarës të makinave Tesla që i provojnë këto sisteme.

Kjo video është një prej tyre, që tregon sesa kollaj një sistem pilotimi automatik mund tju dërgojë drejt një aksidenti fatal. Edhe pse fajin nuk e kishte makina, por rrugë, sinjalistika e të cilës kishte mungesa që e detyruan makinën të marr drejtim të gabuar.

Shikoni videon këtu

Share with: