Kur automobilizmi bashkohet me artin, Mercedes Benz G Class Race Car

Share with:


Mercedes Benz G Class Race Car ose Projekti Geländewagen është një ri-interpretim i G Classit i pasqyruar në një makinë garash. Duke qënë se është një nga projektet më të veçantë jo vetëm brenda Mercedes Benz por edhe prodhuesve të tjerë, kompania beson që është një copë arti. Ky projekt do të jetë i vetmi në llojin e tij, pasi vetëm 1 copë do të prodhohet ose më saktë 1 e gjysem, pasi kompania ka vendosur të prodhojë një model të njëjtë por të zvogëluar 3 herë dhe ta shesë atë për bamirësi. Ky model pritet të kushtojë 60,000$ deri në 80,000$.

Projekti Geländewagen vjen si rezultat i bashkëpunimit të Shefin të zyrës së dizajnit të Mercedes Benz, Gorden Wagener, dhe Drejtorit Artistik tek Louis Vuitton. Ata vendosën ta zhvishnin komplet G Classin origjinal për të krijuar një kallep le të themi, për ta transformuar atë në një makinë touring.

Abloh dhe Wagener e ulën jashtëzakonisht shumë G Classin dhe i shtuan bodykit më të gjerë. Gjithashtu i shtuan dhe rrjetat në vend të xhamave si në makinat e rally. Boja e makinës duket si e punuar me dorë dhe gomat janë tipike makinë garash.

Kabina gjithashtu është zhveshur për të qëndruar vetëm elementët bazik. Shumica e pjesëve të makinës dhe interiorit janë të bardha të kombinuar me një ngjyrë bojëqielli tek roll cage. Detajet e sigurisë siç janë rripat e sigurimit, dorezat e dyerve dhe disa çelësa janë në ngjyrë të kuqe. Ky projekt vjen me një timon të frymëzuar nga F1 dhe me sedilje nga makinat e DTM.

Nuk dihet cili është funksioni kryesor i Geländewagen por padyshim është një vepër arti dhe një projekt i veçant.

Share with:


protire