MAKINA QË PRETENDOHET TË COJË FORD NË FITOREN E DAKAR RALLY

Share with:


Ford e ka marrë seriozisht pjesemarrjen në Rally Dakar dhe përvec kesaj, pretendon fitore. Ford Performance do të hyjë në Rally Dakar 2024 me partnerët M-Sport dhe Neil Woolridge Motorsport, duke konkurruar me një makine garash të bazuar në Ford Ranger.

Sipas Mark Rushbrook, drejtor global i Ford Performance, Ford do të përdorë vitin 2024 si një përvojë prove përpara se të sjellë një makine të bazuar në Ranger Raptor dhe të shkojë për një fitore në 2025.

Modeli plotesisht i ri për Rally Janar 2025

Duke përdorur atë që do te mësojnë në garen e 2024-ës, Ford dhe Rushbrook planifikojnë të organizojnë ofensivën vitin e ardhshëm. “Ne do të përgatisim, ndërtojmë dhe testojmë dhe zhvillojmë një kamion krejt të ri deri në vitin 2024, të cilin do ta kthejmë në garë në janar të 2025, me synimin për të konkurruar për fitoren,”

Ndërsa gjenerata e katërt Ranger mbështet modelin aktual NWM T1+ Ranger, hyrja e vitit 2025 do të ndërtohet në platformën më të re Ranger Raptor. Kur u pyet nëse kjo do të thoshte se kamioni i ri do të përdorte V-6 3.0-litërsh dy-turbo të Raptor-it në vend të 3.5-litërve aktualë, Rushbrook në vend të kësaj vuri në dukje se rregulloret e FIA-s lejojnë përdorimin e çdo motori nga brenda familjes Ford, por nuk jap ende detaje.

Gjenerata aktuale NWM FORD RANGER T1+

Share with:


protire