Share with:


Stokholmi 10 vjet më parë eksperimentoi me një sistem gjobash për tejkalim shpejtësie. Ndëshkohen të gjithë ata shoferë të cilët e tejkalojnë limitin, por shpërblehen të gjithë ata të cilët e respektojnë atë. Por si është e mundur diçka e tillë, çdokujt i lind pyetja.
Ideja brilante ishte e Kevin Richardson i cili në vitin 2010, fitoi konkursin “Volkswagen’s Fun Theory Competition”. Ideja e tij ishte një koncept i fuqishëm aq sa u përqafua nga qeverisja lokale e Stokholmit dhe u vu në zbatim në mënyrë të përkohshme. Kur një makinë kalonte një pikë të caktuar e cila monitorohet me një kamera radar e cila mat shpejtësinë. Nëqoftëse mjeti konstatohej mbi limit, gjobitej. Paratë mblidhen në një fond të veçantë i cili shërben si shpërblim për llotarinë.
Për çdo mjet që ishte në limit ose poshtë tij kamera do të shkrepë një foto dhe ai drejtues automatikisht bëhej pjesë e shortit.

MOS HUMBISNI: POLICIA ITALIANE PËRDOR HURACAN-IN PËR URGJENCË SPITALORE, 480 KM LARG PËR 2 ORË

E mahnitshme si ide. Një mënyrë shumë e thjeshtë për të rritur përgjegjshmërinë në rrugë dhe ndërgjegjësimin social. Faktikisht në vendndodhjet ku u vendosën këto kamera u vu re një rënie e ndjeshme e shpejtësisë mesatare, prej 32 km/h në 25 km/h, aq saç është dhe limiti në atë.segment.
Si mendoni, a do funksiononte një eksperiment i tillë në rrugët e Shqipërisë? Lini në koment mendimin tuaj dhe propozoni një qytet ku mendoni që është më mirë të implementohet si projekt pilot.
Për më tepër, ndiqni videon nga eksperimenti!

Share with:


protire