No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Krijimi I ketij motorri kerkon kombinimin perfekt te nje inxhinieri dhe nje te apasionuari pas makinave.

Prayoonto Racing ka deklaruar heret ne dt 5 janar 2021 se po ben nje bashkepunim me inxhinierin mekanik Craig Williams per te krijuar ekzemplarin e pare Honda V8 duke bashkuar 2 motorr 4 pistonesh K24.
William-i po bën të gjithë punën e vështirë duke filluar që nga dizenjimi i motorrit në CAD e deri tek prodhimi I pjesëve të motorrit dhe testimi I tyre ndërkohë që Prayoonto Racing do e mbështesi atë me testatat e tyre për rendiment të lartë dhe me boshtet me gunga për motorra sportive. Ata kanë një nga Hondat më të shpejtë per motorr me aspirim natyral, 7.5sec per 402m është koha më e mirë që kanë vendosur deri më sot.

Nqs ju duket si trrillim hidhini një sy fotove më poshtë ku do të gjeni testatat prej alumini të presuar të cilat janë përgatitur në një makineri CNC me 5 akse lëvizjeje gjithashtu dhe kollodoku është I perfunduar të gjitha këto nga punishtja e njohur në USA PPRMotorsports.
Referuar LinkedIn të zotit Williams duket se ai punon si inxhinier mekanik I kompanisë Axon kompani e ndërtuar ne Scottsdale, Arizona e cila merret me kamerat e fshehta të sigurise.

Për sa I përket projektit Williams tregon se ka filluar që 5 vite më parë kur ai mori një motor k24 në një pikë skrapi dhe e vendosi ne dhomën e tit ë gjumit aty pranë tavolinës së tij të punës. Skanova të gjitha pjesët e motorrit tregon zoti Williams dhe me pak fillova duke zhvilluar projektin time për V8, vazhdoj të gjej vida ne dhome tregon ai dhe pas 5 vitesh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Craig Williams (@neutronengines)

Kur u prezantua projekti në internet shumë njerez e kritikuan pse nuk zgjodhi nje motor LS ose Coyote V8 për ta vendos ne ndonje Honda por Williams ka bere nje krahasim te v8 se tij dhe një motorri v8 Coyote ose LS, duke qartë në foto se sa I vogël dhe kompakt është V8 që po krijon Williams në krahasim me nje Ls.

Në dizajnin normal të një motorri V8 jemi të detyruar të përdorim 2 blloqe motorri të ndarë nga njëri tjetri ndërkohe që zoti Williams ka krijuar një dizajn ku perdor nje bllok motorri te bashkuar për të dyja anet e V, kjo ul peshen dhe kostot e prodhimit në maksimum gjithashtu motorri ka nje kollodok me plan të sheshtë , imagjinojeni zhurmën e këtij motorri ne 10000 rrotullime në minutë.

Sa për fuqine le të bejmë nje llogari të thjeshtë, një v8 honda super GT prodhon 550kuaj fuqi dhe zgjat një sezon të tërë garash indy ndërkohe që një k24 e modifikuar mirë arrin deri në 600hp në aspirim natyral. Nëqoftëse i keni bërë llogaritë si unë jeni të saktë me një cilindratë dy herë me të madhe dhe 10000 rrotullime në minutë 600+ kuaj fuqi sdo të jenë të veshtira për tu arritur.

Share with: