No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Legjenda ‘Breadvan Hommage’ bazuar ne Ferrari 550 Maranello

Share with:


Në vitin 1996 Shtëpia e Maranello prezantoi modelin 550 Maranello me një motorr V12 dy vëndëshe e cila ishte e limituar në 488 modele.

25 vite me vonë Niels Van Roij një admirues I cmendur pas makinave italiane pati nje kërkesë për te krijuar Breadvan Hommage. Kërkesa ishte tepër komplekes. Të bashkosh esencën e nje Ferrari te 62shit si 250 GT me nje design tepër contemporan.

Pas shume vizatimesh dhe eksperimentimesh me linjat arriti n këtë model sic e shohim ne foto. Fillimisht mori makinën dhe cmontoi cdo pjese duke punur me baltë mbi makinë për ti krijuar format të cilat ishin vizatime. Pjesa para ikonike e 550-s mbetet përafersisht njësoj,vetëm me disa linja të shtuara në parakolp dhe kofano duke e bërë më agresive dhe të jetë funksionale për kalimin e ajërit sa me lehet për V12 poshtë kofanos. Kur modeli ne baltë arriti format sic vet Van Roij I kërkonte më pas modeli u krijua me dorë në mënyrë artizanale me fletët e aluminit. Saktësisht se sa ore pune janë dashur për ta krijuar nuk e dime por besoj e merrni me mënd që janë shumë!

SHIKO VIDEO: LaFerrari duke arritur shifra të çmendura shpejtësie në Autobahn

Një kujdes tepër të vecant gjithashtu i është bërë dhe amortizimit të makinës. Sipas Ferrarit modeli I garave i vitin 1962 250GT ka përdorur amortizator nga firma KONI, kështu qe ai mendoi ti mbetej origjinales duke bër kërkesë ndaj kompanisë për të krijuar gjithashtu nje set vetëm për këtë vepër arti.

Amortizatorët nga KONI janë të aplikuar tek makinat e garave F1,kjo do të thot se po flasim për një performance tepër të lartë në pistë garash dhe relativish një ngarje te rehatshme në rrugët e qytetit.

Gomat e 550 gjithashtu jan krijuar vetëm për këtë model nga Vredestein me goma vere dhe disqe të dizenjuara nga ItalDesign Guigaro. Interiori gjithashtu është tepër I vecant duke përdorur shume fibra karboni tek kroskoti dhe strukturen e sediljeve të veshuara me kamosh dhe nje e qepur e cila të lë të kuptosh që kjo makine eshte punuar në detajet më të vogla.

Pas përfundimit të veprës Van Roij tha se ishte nje privilegj tepër I madh për të festuar krijimin e 1962 Ferrari Breadvan përmes ktij modeli homazh të krijuar nga ne. Të inspiruar nga origjinalja por kurr të limituar nga kretiviteti.

Share with: