No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

Siç e dimë tashmë të gjithë, teknologjia 3D ka revolucionarizuar çdo gjë duke krijuar gjëra që më parë mund të ishin të pamundura për tu krijuar nga një pajisje e vetme. Kështu, falë kësaj teknologjie mund të dizenjohet dhe krijohet një bllok motorri V12 brenda 2 orësh. Me kalimin e kohës, teknologjia 3D po gjen zbatim dhe po krijon një degëzim të sajin në motorsport, si në makina të prodhuara tashmë gjithashtu dhe në restaurimin e makinave të vjetra.

Mbreti i cilindrave te mëdhenj Bugatti e ka aplikuar këtë teknologji në projekte reale si Bugatti Chiron duke krijuar frena me 8 pistoncina prej titanium që jane rreth 12.2inch ose 30cm dhe 43% më të lehta se nje frenë standarte që do krijohej për Bugatti.
Por, si te cmendur qe jane si kompani, me veprat e tyre të ekzagjeruara, ata nuk janë ndalur vetëm tek frenat prej titani, por kanë ndërtuar dhe pjesë të tjera të prezantuara te modeli Bolide që është vetëm për pistë gare me 1825HP, duke sfiduar inxhinierët e Bugatti.

Bolide është dizenjuar nga një 27 vjeçar i quajtur Frank Stephenson dhe modeli është real, jo vetëm një koncept i ngelur në letër apo në dokumentat e 3D max. Dhe sipas shtëpisë së Bugatti, Bolide është i vetmi model nga grupi VW i cili është jashtëzakonisht shumë i lehtë duke marrë parasysh se ka nje W16 Quad Turbo nga mbrapa. Përveç peshës tepër të lehte, materialet dhe tekonologjia e përdorur mund të krahasohet me atë të anijeve hapësinore … mbase dhe me e avancuar.

Kliko per me shume: BUGATTI SKA NDËRMEND TË HEQË DORË NGA MOTORI I TIJ W16 ME 4 TURBO

Thjeshtë të mendoni se sa titanium i printuar është përdorur për të ulur peshën do ju bëjë të lini artikullin me vrap… aq sa dhe vetë makinat e Le Mans janë xheloze. Dua të them se trashësia per konstruktin e karbonit është nga 0.48 milimetër deri në 0.7 milimetër. Lista është shumë e gjatë por mund të them se vetëm parakolpi me bishtin e parmë peshon rreth 500gr por shifra më absurde krijon 800kg downforce dhe konstrukti i mbrapëm bashkë me bishtin është rreth 5kg dhe krijon 1224kg
downforce.

Gjithsesi si makinë është një vepër e vërtetë arti në motorsport dhe mbase Bugatti po na tregon portën se ku po drejtohet sporti i makinave duke marrë parasysh se shkëndija e parë ka qenë me frenat e Chiron për ta ngadalësuar nga +400km/h në 0, por jo vetëm për 1-2 herë por gjithmonë.

Share with: