Lamborghini vjen me versionin EVO2 te Huracan Super Trofeo.

Share with:


Lamborghini Huracan Super Trofeo është një nga makinat e garave më të njohura në botë.
Me afro 1000 garues dhe 400 makina të ndërtuara, ka qënë një sukses I madh për kompain.
E për shkak të suksesit që ka pasur Huracan Super Trofeo vjen me versionin 2.0 EVO2 ku ka një fytyrë të re, frena më të mëdhaja dhe gjithashtu një aerodinamikë të cmendur si cdo lambo.
Super Trofeo EVO2 është një evolucion e Huracan për pistë dhe tashmë në vitin e tij të shtatë.
Ndryshimi më I madh ka ndodhur te fytyra e makines ku duket sikur është marr nga Sian e ndërlidhur me shumë aerodinamikë për të qarkulluar ajrin sa më lehtë dhe për të optimizuar forcën shtytëse.
Në profil duket qartë se ka më shumë fibra karboni dhe shumë prej pjesëve tani janë krijuar si një trup I vetëm. Cmenduria vazhdo gjithashtu në pjesën e pasme të Super Trofeo ku italianet janë egzagjëruar me bishtin dhe aerodinamikën. Pavarsisht agrisivitetin që kjo makine gare e ka, është e nderlidhur me funksionalitetin dhe eficencën.
Nga ana mekanike ndryshimi më I madh ka qën tek frenat ku janë zmadhuar akoma më shumë për të patur një frenim sa më të shpejt. Ndërsa fuqia vjen sigurisht nga V10 5.2 me aspirim natural e cila gumëzhon 620hp ku e gjithë kjo adrenalinë trasmetohet nga një kamjo sekuenciale X-Trac.
Prezantimi final I makines do bëhet në 28 maj, pista Paul Ricard, France gjatë kampionatit të Super Trofeo.
Për sa I përket cmimit fillon nga $305.000 plus taksa. Ata që zoterojne një Super Trofeo EVO do kenë mundësinë ti bëjnë azhornim EVO2 nga Lamborghini në fillim te vitit 2022.

Share with:


protire