Share with:


Nëse SSG Tuatara ju duket shumë normale dhe jo e cmendur, SSG jep mundësin blerësve të kenë dhe opsione të tjera shumë ekstreme.
SSC Tuatara mund të themi se është një nga makinat me ekstreme në botë. Cmenduria e parë fillon me fuqinë e saj prej 1750Hp nga një motor V8 TwinTurbo ku është verifikuar se ka kapur 282mph ose 453kph edhe pse synimi kryesor I tyre ka qënë të tejkalojnë shifrën 300mph ose 482kph. Nuk janë shumë makina me të cilën mund ta krahasosh pasi cdo gjë në këtë makinë është bërë nga fillimi.

E nese mendoni se kto shifra janë ektreme, kompania jep mundësinë që të zgjedhësh edhe midis 2 varianteve të tjera, ku secila prej tyre është më ekstrem se tjetra.
Varianti I parë siper asaj normales është Tuatara Striker. Ky variant ka në focus element aerodinamik për të pasur sa më shumë downforce në krahasim me makinën normale. Parakolpi është bërë më agrsiv, bishti po ashtu është I pa lëvishëm dhe shumë element aerodinamik. SSC është shprehur se me variantin 1 makina ka 1100 punds downforce ose 500kg force shtytëse. Shkurt, bukur, paster, tre herë më shumë se ajo normalja. Pesha gjithashtu është shpërndar po ashtu akoma dhe më mirë ku 45.4% para dhe 54.6% në pjesën e pasme.
Për sa I përket fuqise është po e njëjtë si në variantin normal por shpejtësia është me e ulët për shkak të drag që krijon bishti.

Varianti Dy quhet Tuatara Aggressor.
Aggressor është variant I vetëm Track I Tuatara e cila ka po të njëjtat modifkime aerodinamike se tek variant I parë por janë shtuar akoma më tepër element të vecant në makinë të cilat nuk mund ti kesh në versionin street legal. Blerësit mund të konfigurojnë cdo element të makinës së tyre sipas dëshirës.
Disa prejt tyre janë sediljet e garave, marmitë shkatruese dhe kafaz për të mbrojtur pilotin.
Kur po thoja për ektrem pak më sipër ishte sepse Agressor mund të konfigurohet duke pasur 500Hp me tepër pra me 2200Hp.

Kompania ka konfirmuar se 100 prej këtyre varianteve do të jenë Striker dhe 10 Aggressor.
E doni? Si rrallë herë mund të keni rastin tani për ta porositur, kjo sigurisht nëse ju keni $2 milion teper.

Share with:


protire