No apps configured. Please contact your administrator.

No apps configured. Please contact your administrator.

A password will be e-mailed to you.

BMW M4 Competition 2022 vjen me versionin kabrio dhe vetem X-Drive

Share with:


Pas shumë testesh në pistën e Nurburgring, BMW ka konfirmuar se në vitin 2022 M4 vjen dhe me versionin kabrio.
Versioni kabrio do jetë vetëm Competition dhe tavani do jetë prej cope , 503 hp nga një motor inline 6 dhe XDrive. Fatkeqsisht për fansat e BMW nuk do të ketë transmission manual.
Lajmi më I madh I kësaj makine sigurisht është catia e cila nuk do të jetë prej alumini si në gjeneratën e kaluar por do të jetë prej cope. Kjo sjell që tavani dhe mekanizmi do të jetë 40% me I lehtë se në gjeneratën e kaluar. Duke ulur peshën gjithashtu dhe qëndra e gravitetiti të jetë më e ulet.
Për sa I përket mekanizmit, brenda 18 sekondave ju mund të kaloni nga një makinë me tavan në një kabrio dhe nëse kjo nuk mjafton, këte gjë mund ta bëni duke ecur dhe në shpejtësin maksimale prej 31mph ose 50kph.
Një e keqe e të gjithë makinave kabrio është siperfaqja që mekanizimi merr por në versionin 2022 do zë plot 254 litra ose 33 litra me pak se në gjeneratën e kaluar.
Për sa I përket fuqis, M4 do ketë po të njëjtin motorr S58 3litra 6 pistona me 503hp në 6250rpm dhe kjo fuqi transmetohet në të katra rrotat nga një kamjo ZF automatike me 8 marshe ku mund të cohet gjithashtu dhe 100% e fuqis në rrotat e pasme sic mund ta gjejmë tek M5 dhe M8. BMW thotë se 0-100 do i kapi në 3.6sek dhe e limituar në 155mph ose 250kph ose 174mph, 280kph me paketën M Driver.
Amortizimi M vjen gjithashtu me 10 stage të traction control ku bën të mundur të nxjerr potenciali e plotë të makinës. Gjithashtu vjen dhe me disqe 19inch super të lehta, goma high performance, frenat 14.9inch para dhe 14.5inch mbrapa. Gjithashtu është dhe opsioni I frenave me qeramikë të cilat kushtojnë $8150.
Cfarë cmimi ka ?
M4 kabrio XDrive do ju kushtojë $86.300 ose $7500 më shumë se M4 e thjeshtë.
Prodhimi I tyre do fillon në shtator të këtij viti.

Share with: