LaFerrari duke arritur shifra të çmendura shpejtësie në Autobahn

Share with:


LaFerrari është supermakina e parë hibride e Ferrarit, e cila kur u prezantuar në 2014 thuhej se mund të arrinte shpejtësi deri në 350km/h, që është një shifër shumë e lartë edhe për kohët e sotme.

Kjo video e ngarkuar në Instagram nga speedtimers, na jep një pamje brenda kabinës së një LaFerrari që i kalon pritshmëritë në autostradën gjermane pa limit shpejtësie. Ai duket që po e filmon këtë nga një kamer e mbajtur në dorë gjë e cila është disi e rrezikshme. Por gjithçka ja vlen teksa shihet që LaFerrari kalon shpejtësinë e deklaruar nga fabrika me 22km/h. Ai kalon makinat e tjera në rrugë me shpejtësi 372km/h në marshin e 7, gjë e cila bën të duket sikur makinat e tjerë qëndrojnë në vend.

Kjo nuk është dhe aq habi pasi LaFerrari vjen me një 6.3L V12 të kombinuar me një motor elektrik që së bashku prodhojnë 950kuaj në një kabinë shumë të lehtë. Ajo u prodhuar për dominancë në pistë, por siç e shohim duket që dhe në vijë të drejtë nuk qënka keq.

Share with:


protire